Derbi Partizani – Tirana gjithmonë ka qenë i paparashikueshëm. Por, jo vetëm në fushën e blertë, por tashmë po i ndodh dhe analistëve. Këta të fundit kanë parashikuar që në shkallët e “Air Albania”-s të jenë afro 15 mijë tifozë. Megjithatë kjo shifër duket se do të zhbëhet, pasi “Blinibileta.com” ka raportuar se deri në 17:30 janë shitur 14 mijë bileta.
Tashmë numri i tifozëve që duan të jenë në shkallët e stadiumit pritet të jetë më i lartë, pasi historia ka treguar se ata gjithmonë e lënë për në momentin e fundit blerjen e biletës. Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës do të startojë në orën 19:00. Spektakli në tribuna mesa duket do të jetë i garantuar! /Newsport.al/
Poll