Deklarata e bërë nga ish-lojtari italian, Brambati, i cili është shprehur se portieri shqiptar, Thomas Strakosha nuk është i dëmtuar, por i infektuar me COVID-19, ka nxitur vëllain e tij, Dhimitri i cili ka shpërthyer në rrjetet sociale duke hedhur poshtë gjithçka. Nga ana e Lazios ende s’ka një reagim.
Ajo deklaratë e Brambatit ka shkaktuar zemërim te familja e Strakoshës dhe i pari që i është kundërvënë italianit është pikërisht vëllai i tij. Përmes një postimi në Instagram, Dhimitri shkruante: “Ju duhet të keni turp që përhapni gënjeshtra dhe, nëse nuk respektoni moshën tuaj, unë personalisht do t’ju padisja për dezinformata”.
Tanimë pritet një reagim në rrugë zyrtare nga ana e klubit të Lazios për të mësuar përfundimisht se si qëndron e vërteta në lidhje me deklaratën e bërë nga ish-futbollisti italian, Masimo Brambati.
