
“Thomas Strakosha ka dalë pozitiv me Coronavirus”, kjo është deklarata tronditës e Masimo Brambatit, i cili është shprehur se portieri i kombëtares shqiptare nuk është dëmtuar, por prekur nga virusi COVID-19.
Mediet italiane raportuan ditë më parë se shtatlarti i kuqezinjve s’do të mund të luante javën e parë të Seria A për shkak dëmtimi. Por, më pas u tha se ai do të qëndronte pushim deri në atë datë dhe më tej do të ishte gati. Në një lidhje në Instagram, ish-lojtari italian u shpreh:
“Janë dy lojtarë që kanë dalë pozitiv me Coronavirus, një i Milani dhe një i Lacios. Nga të kaltrit pozitiv ka rezultuar portieri Strakosha, për të cilin thonë se ka një dëmtim në këmbë, por nuk është e vërtetë. Ai bëri tampon dhe rezultoi pozitiv.
Unë nuk e di për Ibrën, port e Milani pozitiv ka rezultuar edhe Kesi. Meqenëse ai udhëtoi nga Afrika së bashku me Zhervinjon, u karantinua edhe ky i fundit”, tha Brambati.