Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Thellohet armiqësia Partizani-Skënderbeu, tani është luftë totale

Shkruar nga NEWSPORT
Thellohet armiqësia Partizani-Skënderbeu, tani është

Nuk ka paqe, nuk ka zbutje të marrëdhënieve mes dy klubeve, që po rivalizojnë fort për titullin vitet e fundit. Përkundrazi, Partizani dhe Skënderbeu po bëhen më armiq se kurrë më parë. Pas polemikave në fundin e sezonit që shkoi, dënimi i korçarëve në Europë ka lumturuar të kuqtë, të cilët tani kërkojnë me çdo kusht që FSHF-ja t’u japë edhe titullin kampion të sezonit të fundit, me argumentin se Skënderbeu ka trukuar edhe ndeshjet e kampionatit shqiptar. E kërkojnë drejtuesit zyrtarisht dhe tani ia kanë kaluar topin FSHF-së, e kërkojnë edhe tifozët. Korcarët nga ana tjetër po mbrohen. Presidenti Takaj ka ironizuar në lidhje me huazimin e mundshëm të Salihit te të kuqtë, duke thënë se atyre nuk u jep as punëtorin e fushës. Skënderbeu ka ndihmuar ndërkohë Kukësin me Lilajn dhe Latifin. Të presim çfarë do të ndodhë me këto dy klube, që po armiqësohen më shumë se derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga