
Sot, në orën 17:00 Teuta do të përballet me Vllazninë për takimin e javës së 11 të Superligës. Që të dyja ekipet u kanë dhënë dorën e fundit dje përgatitjeve dhe sot në të dyja kampet ka atmosferë pozitive sepse të dyja skuadrat shpresojnë për një rezultat pozitiv.
Trajneri i Vllanzisë, Ernest Gjoka ka kërkuar vetëm përqëndrim në 90' minutat e lojës dhe ka menduar që në mesfushë të ndërtojë një skuadër të kujdesshme. Nga ana tjetër, trajneri i Teutës, Gugash Magani ka dhënë këshillën e radhës për të tijtë, duke ju thënë se, nëse në fushë sot lojtarët aplikojnë ato ushtrime që aplikuan një ditë më parë (dje), kanë për të fituar.
Poll