
Teuta vijon me përgatitjet intensive për sezonin e ri të Kategorisë Superiore.
Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga ndeshja hapëse, "djemtë e detit" kanë programuar një miqësore, që do i shërbejë teknikut, Bledi Shkëmbi për t'i dhënë fund dilemave për formacionin që do të hedh në debutimin e Superiores ndaj Bylisit në shtëpi.
Përballë durrsakëve do të vendoset Maliqi. Ndaj korçarëve, pritet që Shkëmbi t'i japë minuta në këmbë edhe lojtarëve që janë afruar së fundmi te Teuta. Ky 90 minutësh do të zhvillohet në aneksin e stadiumit "Skënderbeu" duke nisur nga ora 17:30
Poll