Teuta nuk shkoj më shumë se një barazim në sfidën e sotme në “Selman Stermasi”. Durraskët kaluan të parët në avantazh që në minutën e dytë nuk mundën të merrnin 3 pikë. Pas ndeshje në një intervistë për “SuperSport” trajneri Shkëmbi u shpreh se rezultati ishte i drejt për atë që prodhojë fusha e lojës. Trajneri i Teutës nuk ishte i kënaqur me barazimin dhe pret më shumë nga skuadra e tij.
Ta nisësh ndeshjen me gol të vjen keqn që nuk arrin të fitosh takimin, por për atë që dhanë të dyja skuadrat rezultati ishte i drejt. Mund të ishte më mirë, por mund të ishte dhe më keq me mungesat që kishim. Jam i kënaqur me mbrojtje me 3. Hakaj nuk arriti të bëntë atë që kërkonim, ndërsa Frashëri deri diku më mirë. Kishim probleme nga krahu i majtë me Hakajn. Ndeshja shkoj mirë deri diku duke parë që ishte ndeshja e parë me ndryshimin e modulit të ri. Ashtu si vajti nuk jam i kënaqur me rezultatin, por ishte rezultati i drejt për të dyja ekipet për atë që dhanë në fushën e lojës. Prisja më shumë nga skuadra.
Në 5 ndeshje e fundit kemi fituar 1 dhe kemi barazuar 4 dhe nuk është rezultati që dëshirojmë. Frashëri dhe Arapi bënë një ndeshje shumë të mirë. Si ndeshje e parë Arapi bëri një ndeshje shumë të mirë, ndërsa Frashëri është përmirësuar që nga ndeshja e kaluar. Latif është në hije po kjo nuk është për faj të klubit as i stafit teknik, por Latif u shitë dhe ne morëm vesh që marrëveshja nuk u mbyll dhe për këtë arsye është në hije dhe ka 2 javë pa stërvitje. Në përgatitemi që të luajmë edhe me muskuj dhe me mendje, dhe presioni bën të sajin, por nuk mendoj se ndikon kjo. Afrimet e reja duhet të përshtaten sa më shpejt në mënyrë që të marrim rezultatet pozitive.