
Teuta pret në “Niko Dovana” Erzenin për të zhvilluar mes tyre edhe derbin e mbijetesës. Një sfidë mjaft e rëndësishme që do të përcaktojë shumë mbi fatet e skuadrave në këtë sezon.
Të shtunën ndaj shijakasve te djemtë e detit ka dy rikthime mjaft me “peshë”. Goxha dhe Kuro do të jenë nën urdhrat e Edi Martinit për duelin e të shtunës në orën 18:00. Të dy lojtarët janë rikuperuar dhe pritet që të zbresin në fushën e lojës që nga minuta e parë.
I vetmi shqetësim për trajnerin shkodran është Erando Karabeci. Ky i fundit nuk ka kaluar akoma shqetësimet fizike dhe rrjedhimisht ka zhvilluar stërvitje i veçuar. Gjendja e tij mbetet nën vëzhgim deri ditën e ndeshjes.
Poll