Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Teuta kryeson e vetme, ndjekin Vllaznia e Partizani, njihuni me renditjen e Superligës pas 27 javësh

Shkruar nga NEWSPORT

Është mbyllur ditën e sotme java e 27-të e Kategorisë Superiore. Partizani fitoi pastër në shtëpi 3-0 ndaj Bylisit duke u ngjitur në vendin e 3-të me 47 pikë, aq sa Vllaznia që dje barazoi 0-0 ndaj Laçit në transfertë.

Kurbinasit renditen në vendin e 4-të me 45 pikë e pas tyre Tirana me 42 pikë që barazuan këtë javë ndaj Skënderbeut.

Kukësi u rikthye te fitorja pas 7 javësh ndaj Kastriotit 0-3, e tashmë ndodhet 9 pikë larg nga zona e "Play Out". Klasifikimi mbyllet nga Bylis në vendin e 8-të me 26 pikë,  Skënderbeu në vendin e 9-të me 23 pikë dhe Apolonia në vendin e fundit me 17 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga