
Teuta-Kamza është supersfida e ditës së dielë në Kategorinë Superiore.
Në "Niko Dovana" do të zbresin dy skuadrat e skajeve të tabelës. Durrsakët janë në garë për një biletë europiane, objektiv që deri më tani e kanë arritur, ndërkohë që skuadra nga periferia e kryeqytetit është në luftë me kohën për të mbijetuar edhe këtë vit në Superligë.
Gjithsesi përballë bregdetarëve do ta kenë mëse të vështirë, pasi të besuarit e Bledi Shkëmbit vijnë pas 15 rezultatesh pozitive, dhe ku humbja e fundit daton më 3 tetor 2018, në një distafatë 3-0 ndaj Partizanit.
Në krahun tjetër, pagat mbajnë peng Kamzën, edhe pse optimizmi në kampin e Ernest Gjokës është rritur, pas atij suksesi në Kupën e Shqipërisë, ku u kualifikua për në fazën çerekfinale të saj.
Kjo përballje është programuar për tu luajtur në orën 17:00 dhe dashamirësit e sportit nuk duhet ta humbin një 90 minutësh të tillë.
Formacionet e mundshme:
Teuta: Hidi-Frashëri-Osmani-Arapi-Hakaj-Sidibe-Traore-Kallaku-Gashi-Kamara-Progni
Kamza: Avdyli-Bitri-Qaqi-Orelesi-Shala-Rezi-Malaj-Mehmeti-Fukui-Plaku-Martinena