Teuta gati për të goditur në “Air Albania”, trajneri Martini ka “dorë të lirë” për ekipin anti-Tiranë
Shkruar nga NEWSPORT
Teuta do të sfidojë në Tiranën nesër në transfertën e vështirë në Air Albania, në orën 17:00 për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Durrsakët vijnë në kryeqytet pas fitores shumë të rëndësishme me Kukësin duke fituar garën e mbijetesës për momentin përballë një rivali direkt.
Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini, skuadra ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore pasditen e sotme. Bregdetarëve u rikthehet qendërmbrojtësi Jazxhi pas shlyerjes së dënimit të kartonëve ndërsa dy të tjerë mbanin peng formacionin e Martinit.
Por jo më, pasi Jurgen Goxha dhe Erando Karabeci kanë lënë pas dëmtimet dhe do të jenë të gatshëm për ekipin ditën e nesërme. Goxha pritet titullar ndërsa për Karabecin do të pritet deri në momentin e fundit. Të dy lojtarët vijnë si ish-ë në këtë sfidë teksa kanë luajtur më parë me bardheblutë.