Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Teuta gati për Skënderbeun, Sherif KALLAKU "tradhëton" durrsakët

Shkruar nga NEWSPORT
Teuta gati për Skënderbeun, Sherif KALLAKU "tradhëton"

Teuta do të luajë të dielën kundër Skënderbeut, ndeshje e vlefshme për javën e 14-të të Superiores. "Djemtë e Detit" duket se kanë lënë pas tmerrin e përjetuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe kanë nisur përgatitjet nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi. Për këtë sfidë janë të gatshëm të gjithë përveç Sherif Kallakut, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Mesfushori më në formë e i durrsakëve është i detyruar ta shohë sfidën nga tribuna. Një mungesë e rëndësishme kjo për Shkëmbin që duhet të mendojë zëvendësin e tij. Veç 21-vjeçarit, edhe sulmuesi Khalid nuk do të jetë i gatshëm për këtë takim për shkak të një dëmtimi në gju që prej kohësh e ka lënë jashtë fushave të blerta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga