Një nga sfidat interesante të javës s ë16-të është dueli mes Teutës dhe Egnatias. Do të përballen mes tyre dy skajet e klasifikimit, me rrogozhinasit që vijnë si kryesues të kampionatit, ndërkohë durrsakët që mbajnë vendin e fundit.
Një duel që premton spektakël dhe që pritet të jetë mjaft i luftuar. Skuadra e Edlir Tetovës do të kërkojë 3 pikët e radhës, por nuk do ta ketë aspak të lehtë përballë “Djemve të Detit”. Teuta kosiderohet si “macja e zezë” e rrogozhinasve.
Statistikat flasin në favor të Teutës, teksa në 13 përballje mes tyre të zhvilluara në Superiore, bie në sy se durrsakët kanë arritur të triumfojnë në 10 raste, teksa 2 prej tyre janë mbyllur në barazim dhe vetëm në një rast Egnatia ia ka dalë të sigurojë 3 pikët në sfidën që përfundonte 2-1 në "Elbasan Arena" para tri sezonesh.
Në këto kushte Egnatia do të udhëtojë në “Niko Dovana” për të thyer një “makth” që vazhdon prej tri sezonesh.