
Skënderbeu doli pa pikë nga transferta e Durrësit, ku u mposht 0-1 nga Teuta. Goli u shënua nga Sherif Kallaku në minutën e 55-të nga Kallaku, i cili i gjeti të papërgatitur korçarët. Menjëherë pas takimit, është ndalur të flasë për Supersport edhe ''timonieri'' i Skënderbeut, Ilir Daja.
'' Që nga ndeshja me Bylisin, kemi qënë më pak agresiv. Teuta e kishte përgatitur më mirë se ne ndeshjen. Ata ishin të fortë në dyluftime, ku bënin pressing. Përshendes Teutën për lojën që bëri. Teuta mori atë që meritoi. Po i lej ironitë, nuk bën të gjykojë një arbitër si Laver Alla. Besoj se e merrni një mesazh se çfarë dua të them.
Nëse ka ndërhyrje për kartona, e mori i pari Tahiri në një top të diskutueshëm, por që s'kishte lidhje me kundërshtarin. Nuk është Alla që i dha fitoren Teutës. Patëm të njëjtat probleme. Unë e pranoj humbjen. Nëse doni t'ju bëj një minutazh të shikoni disa raste, OK. Në fund fare, jemi 11 me 11 në fushë'' - deklaron Daja.