Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

TETOVA me “dhimbje koke” prej mungesave, MARTINI ka “luksin” e zgjedhjeve (FORMACIONET E MUNDSHME)

Shkruar nga NEWSPORT
TETOVA me “dhimbje koke” prej mungesave, MARTINI ka

Egnatia do të presë në shtëpi skuadrën e Teutës për të zhvilluar mes tyre edhe sfidën e javës së 26-të të kampionatiti shqiptar. Një sfidë që do të luhet duke nisur që nga ora 13:00.

Edlir Tetova kërkon të blindojë vendin e 3-të në klasifikim, por ndaj durrsakëve nuk do ta ketë aspak të lehtë. Kjo e gjitha për shkak të mungesave që “copëtojnë” Egnatian përpara një sfide të vështirë. Plot 3 lojtarë janë të pezulluar për shkak kartonësh, ndërsa një tjetër futbollist është i dëmtuar.

Allen Sherri, Donald Mëllugja dhe Arbin Zejnullai kanë plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhe dhe nuk do të jenë të gatshëm ndaj djemve  të detiti. Këtu do të shtohet edhe mungesa e Agbekpornu i cili në sfidën e Kupës la fushën i dëmtuar që në minutën e 34-të të pjesës së parë.

Ndërkohë në kampionat Teuta ka barazuar në dy ndeshjet e fundit me Vllazninë dhe Kastriotin. Prandaj të dielën në Rrogozhinë ata do të kërkojnë të rikthehen tek 3 pikët përballë një ekipi mjaft të fortë si Egnatia sidomos në ndeshjet brenda në shtëpi. Edi Martini ka luksin e zgjedhjeve në këtë sfidë, pasi ka të gjithë lojtarët në dispozicion.

Formacionet e mundshme:

Egnatia: Puja, Fangaj, Malota, Atanda, Memolla, Emsis (Agbekpornu), Fernando, Jackson, Kasa, Paulauskas, Dwamena. Trajner: Edlir Tetova

Teuta: Qirko, Jazxhi, Kotobelli, Kuro, Marku, E.Vila, Karabeci, Kallaku, Gjinollari, L.Vila. Gruda. Trajner: Edi Martini.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga