Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

TETOVA “arnon” formacionin ndaj TEUTËS, MARTINI hedh më të mirët në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
TETOVA “arnon” formacionin ndaj TEUTËS, MARTINI hedh më

Egnatia do të presë në shtëpi skuadrën e Teutës për të zhvilluar mes tyre edhe sfidën e javës së 26-të të kampionatiti shqiptar. Një sfidë që do të luhet duke nisur që nga ora 13:00.

Edlir Tetova kërkon të blindojë vendin e 3-të në klasifikim, por ndaj durrsakëve nuk do ta ketë aspak të lehtë. Allen Sherri, Donald Mëllugja dhe Arbin Zejnullai kanë plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhe dhe nuk do të jenë të gatshëm ndaj djemve  të detiti. Këtu do të shtohet edhe mungesa e Agbekpornu i cili në sfidën e Kupës la fushën i dëmtuar që në minutën e 34-të të pjesës së parë.

Ndërkohë në kampionat Teuta ka barazuar në dy ndeshjet e fundit me Vllazninë dhe Kastriotin. Prandaj të dielën në Rrogozhinë ata do të kërkojnë të rikthehen tek 3 pikët përballë një ekipi mjaft të fortë si Egnatia sidomos në ndeshjet brenda në shtëpi. Edi Martini ka luksin e zgjedhjeve në këtë sfidë, pasi ka të gjithë lojtarët në dispozicion.

Formacionet zyrtare:

Egnatia: Puja; Atanda, Malota, Lila, Memolla, Fangaj, Medeiros, Paulaskas, Jackson, Kasa, Dwamena. Trajner: Edlir Tetova

Teuta: Qirko; Jazxhi, Kotobelli, Kouros; Marku, E. Vila, Karabeci, Gjinollari; Kallaku; Gruda, L. Vila. Trajner: Edi Martini

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga