
Anulimi i miqësores me Flamurtsarin e parashikuar për t’u zhvilluar ditën e djeshme, bëri që Tirana të gjente një zgjedhje për të zhvilluar testin e fundit përpara duelit në Superkupën e Shqipërisë. Në këto kushte stafin me në krye Orges Shehin vendosën të vihën përballë skuadrës së dytë të bardhebluve.
Kampionët e Shqipërisë fituan 3-1 ndaj Tiranës B, ku Xhixha, Hasani dhe Limaj arritën të gjenin rrugën e rrjetës, teksa duelin e nisi me lojtarët: Bekaj, Huseini, Najdovski, Ismajlgeci, Deliu, Aleksi, Kallaku, Limaj, Xhixha, Hasani dhe Patrick.
Poll