Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tersi "ulet'' në Ballsh, DOVEDAN me "dhimbje koke" para Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Tersi "ulet'' në Ballsh, DOVEDAN me "dhimbje koke"

Bylis është rikthyer në fushën e blertë ku nën urdhërat e trajnerit Dovedan është kryer dhe seanca stërvitore e parë e kësaj jave. Futbollistët që luajtën sfidën ndaj Kukësit kanë marrë një ngarkesë më të ulët, ndërsa Dovedan tashmë po përgatit strategjinë anti-Partizani. Problemi më i madh në Ballsh vazhdojnë të jenë dëmtimet, të cilat duken se janë ulur këmbë kryq në ekipin e Dovedan.

Lojtarët titullar të Bylisit kanë vuajtur shpesh herë dëmtime gjatë këtij edicioni, përmendim këtu Bicaj, Turabov, Antoni apo Ymeraliaj. Me Jurgen Goxhën që është i pezulluar, problemet shtohen pasi Ndreca është dëmtuar në shpatull dhe Peposhi u dëmtua ndaj verilindorëve në ndeshjen e fundit. Ky i fundit është dhe mbrojtësi i vetëm që jep garanci në krahun e majtë të mbrojtjes, për një ndeshje si ajo ndaj Partizanit. Stafi mjekësor ende nuk e ka thënë fjalën e tij, teksa në ekip shpresojnë se Peposhi do të jetë i gatshëm për të udhëtuar me skuadrën në kryeqytet.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga