Tërmeti i fuqishëm i rënë në vendin tonë në orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur pasoja të rënda me dëme të mëdha. Qarku i Durrësit ka qenë zona më e prekur, ku është shembur tërësisht edhe hotel "Vilma Palma".
Newsport.al mëson se pikërisht kjo ka qenë "shtëpia" e Kukësit ku grumbullohej para çdo ndeshje të Superiores. Fatmirësisht ekipi verilindor ka qenë i shpërndarë, ku çdo futbollist ndodhej pranë familjes së tyre.
Kujtojmë që në orën 3:55 të mëngjesit u shënua tërmeti më i fortë me forcë 6.4 ballë i shkallës Rihter. Fatkeqësisht dëmet janë të mëdha edhe në njerëz.

Poll