
Ditën e shtunë, Tomori u përball me Orikun në Berat për javën e 18-të të Kategorisë së Parë ku fituan me rezultatin 2-1. Ndeshja u shoqërua me tensione mes ekipeve por edhe nga tifozët. Mirëpo, një tjetër ngjarje ka degraduar në përplasje fizike.
Një tifoz tentoi të futej pa biletë në stadium dhe është ndalur nga përgjegjësi i stadiumit ku edhe janë përplasur fizikisht nga ku ka mbetur i dëmtuar tifozi i cili është dërguar më pas në spital. Ngjarja është raportuar në polici ku është referuar më pas drejt Prokurorisë që do të marrë masat e saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit J. B., 59 vjeç, banues në Berat dhe S. K., 28 vjeç, banues në Bilç.
Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi janë konfliktuar fizikisht më njëri-tjetrin, në ambientet e stadiumit “Tomorri”, për shkak se shtetasi J. B., me detyrë përgjegjës në stadiumin “Tomorri”, nuk e ka lejuar shtetasin S. K. që të futej në tribunë, pa biletën përkatëse. Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar shtetasi S. K., i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.-është njoftimi i Policisë për ngjarjen në stadium.