Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tension, nerva dhe 4 të kuqe, futbollisti i gris kartonin arbitrit në Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT
Tension, nerva dhe 4 të kuqe, futbollisti i gris kartonin arbitrit në

Kategoria e Dytë dhoroi dje katër nga ndeshjet e mbetura në të dy grupet për javën e 10. Në Patos, Albpetroli vendas humbi me Maliqin 0-1, teksa në fushë ka pasur tension, të shara dhe kartona të kuq. Ndeshja ka nisur më mirë për miqtë, që kaluan në avantazh me Kamen në të 34 minutë.

Pjesa e dytë do luhej me grintë nga dy ekipet, ndërsa në të 75 minutë, vendasit do pretendonin një 11 metërsh që për gjyqtarin Spahiu nuk ishte. Kaq ka mjaftuar që situata në fushë të acarohej, me gjyqtarin që ka ndëshkuar me kartona të kuq tre futbollistë dhe trajnerin Dushi të vendasve.

Një ndër të ndëshkuarit, Mahmutaj i ka grisur kartonin e kuq arbitrit, ndërsa do jetë objekt i Disiplinës Sportive. Pas rastit të Hamdi Salihit në ndeshjen Kukësi - Skënderbeu në 2017, një tjetër karton i kuq griset në shenjë revolte.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga