Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tematika e ditës: Mbijetesa/ Gjashtë ekipe zbresin në fushë, mësoni ndeshjet e sotme në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT

Kategoria Superiore hap sot javën e 25-të me tre sfida shumë të rëndësishme që mund të përcaktojnë deri diku fatin e skuadrave. Në orën 13:00 do të luhen dy ndeshjet e para ku Kastrioti dhe Kukësi do të presin në shtëpi Teutën dhe Bylisin.

Krutanët e kanë trenin e fundit ndërsa durrsakët me një fitore u hapet rruga për kupat e Europës. E njëjta vlen edhe për Kukësin që me një trepikësh mund të largoj makthet e zonës së kuqe ndërsa për Bylisin, një tjetër ndeshje pa pikë do të ishte goditje e fortë për garën e mbijetesës.

Në orën 16:00 në Niko Dovana, Erzeni pret Egnatian dhe shijakasit nuk u falen më hapa fals teksa pas 5 ndeshjeve pa fitore tani gjenden vetëm 3 pikë larg zonës Play-Out. Rrogozhinasit vijnë pas dy fitoreve rradhazi dhe me moralin e lartë do të synojnë tre pikët që do t’i barazonte në krye me Tiranën dhe Partizanin të cilët do të luajnë nesër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga