
Lorenc Trashi ka folur për situatën në të cilën gjendet vendi ynë, teksa shumë njerëz po preken nga virusi “Covid 19”.
Mbrojtësi i majtë i Partizanit, në një lidhje direkte me Supersport tregoi se si po përgatitet ekipi i kuq, si dhe gjithashtu tregoi se çdo të ndodhë me kontratat e lojtarëve. Trashi i mëshoi faktit se dëmtimi e trembi shumë sidomos për Kombëtaren.
“Telushi më ka thënë që të shkojë në Vlorë, por me thënë të drejtnë s’po ma mban me situatën që është krijuar tani. Ai po stërvitet atje në mënyrë individuale, ndryshe nga ne. Bën përgatitje dhe me topin.
Berberi? Dy ditë para se karantinoheshim, i morëm masat dhe u qethëm. Tani besoj se janë mbyllur gjitha. Tani që jemi në këto kushte duhet të përballemi me to. Stafi ynë na ka dhënë një program. Megjithatë nuk është një stërvitje që mund të përfitosh shumë nga ana fizike.
Dëmtimi? Kur më ndodhi dëmtimi, gjëja e parë që kam menduar ishte Kombëtarja. Ndodhi ky dëmtimi, nuk e doja. Më vinte shumë keq. Bisedoja me familjarët e mi, kur do të vij në formë tani. Por, shpesh ka edhe gjëra të mira dhe me këtë pandeminë e përhapur në gjithë botën, ndeshjet e Kombëtares s’do të luhen.
Ecuria e skuadrës? Për pjesën time që u dëmtova dhe pata një mungesë të gjatë në ekip, nuk besoj se ka ndikuar mosaktivizimi im te ecuria. Edhe kur isha unë, ishim në të njëjtën gjendje. Sa i përket kontratave, çdo gjë do të shihet kur të fillojë kampionati. Është një problem, që UEFA dhe Federata kanë thënë që kampionati duhet të përfundojë në qershor, po shumë futbollistëve u përfundon kontrata më para.
Unë me Tiranën? Janë photoshope që disa faqe në rrjetet sociale po punojnë për t’i ngritur pak moralin njerëzve, për t’i bërë të qeshin”, përfundoi ai.