
Elbasani luajti dje një ndeshje miqësore kundër Dinamos e cila përfundoi me rezultatin 2-2. Në këtë sfidë ranë në sy Bruno Telushi dhe Ardit Hoxhaj, të cilët kishin shkuar për të ndjekur nga afër përballjen e ekipit të tyre të ardhshëm.
Si mesfushori, ashtu edhe sulmuesi ishin si tifozë specialë në një sfidë ku nuk mungoi as spektakli. Pas përvojave të tyre respektivisht te Partizani dhe Flamurtari, të dy kanë zgjedhur të jenë pjesë e Elbasanit në sezonin e ri futbollistik.
Projekti i verdhebluve është rikthimi në elitë, ndaj janë bindur që të bëhen pjesë e Kategorisë së Parë, duke u vënën nën urdhrat e trajnerit Nevil Dede.
Poll