Kapiteni i Flamurtarit Bruno Telushi është grumbulluar bashkë me ekipin e tij në Slloveni ku po zhvillojnë fazën përgatitore nën drejtimin e trajnerit Magani. Futbollistët janë të përqëndruar fort në stërvitje, po gjithsesi mendja e tyre rri edhe te familjet që kanë lënë në Shqipëri. Telushi ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram, ku është duke folur në Skype me djalin e tij të vogël. Babë e bir duket se i ka marrë malli për njëri-tjetrin edhe pse Flamurtari u nis drejt Sllovenisë vetëm 3 ditë më parë.
Poll