Gazetari sportiv, Gjergji Stefa ka publikuar një video në rrjetet sociale, mjaft të bukur dhe që ngjall nostalgji për tifozët “bardheblu”. Krejt rastësisht, Stefa është takuar me shoferin ikonë të klubit të Tiranës, Bujar Luga, i cili njihet si “Jar Luga”.
Rreth 30 vite si shofer i Tiranës, Luga tregon në një intervistë të shpejtë dhe të shkurtër, dashurinë e madhe që ka për “bardheblutë”. Ndër të tjera, ai tregon edhe Tiranën më të madhe sipas tij, ajo e sezonit 1988-1989, me Ben Mingën protagonist kryesor.
PJESË NGA BISEDA:
Bujar Luga: Gati 30 vite kam punuar si shofer i Tiranës.
Gjergji Stefa: Tirana dashuri e madhe, s’heq dorë?
Bujar Luga: Nuk heq dorë nga Tirona. Unë që i ri shkova.
Gjergji Stefa: Sa breza lojtarësh, kush ka qenë ekipi i parë?
Bujar Luga: 3 breza lojtarësh. Viti i parë ka qenë, kur ka qenë Ben Minga, Agustin Kola, në 1988. Me Çim Muçën, me Millan Baçin, Fatmir Frashërin, pastaj erdhën Krenari, Fortuzi.
Gjergji Stefa: Kur e le pastaj?
Bujar Luga: Pastaj e kam lënë me këto të rinjtë fare, në vitin 2013 dhe dola në pension.
Gjergji Stefa: Tirona më e madhe?
Bujar Luga: Tirona më e madhe është ajo me Ben Mingën, Agustin Kolën, në sezonin 88/89, që luajtën edhe me Bajernin e Mynihut.
