
Teknologjia e vijës së portës është e instaluar në shumë stadiume dhe kampionate të Europës. Sa i përket Shqipërisë, gjendet vetëm në ''Elbasan Arena''. Kjo teknologji nuk është përdorur në ndeshjet e Superligës, por në kualifikueset e Championsit që njëherë e një kohë Skënderbeu zhvillonte. Çdokush mund të pyesë veten, sa kushton? Përgjgija ëshët e frikshme, plot 100 mijë dollarë dhe 1000 dollarë në çdo 90 minutësh.
Kostot janë edhe më të mëdha, pasi ka shpenzime që në momentin që merret një iniciativë e tillë. Megjithatë, faktike është që është e nevojshme shumë. Klubet shqiptare nuk kanë një gjëndje financiare aq të shëndoshë sa për t'i lejuar vetes edhe këtë ''mbi supe''. Fillimisht, le të ëndërrojmë.