Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Te Tirana nuk gjejnë qetësi, sulmuesi dëmtohet dhe rrezikon të mungojnë 2-3 muaj

Shkruar nga NEWSPORT
Te Tirana nuk gjejnë qetësi, sulmuesi dëmtohet dhe rrezikon

Te Tirana duket se nuk po gjejnë qetësi sa u takon dëmtimeve. Lojtarë të rëndësishëm te bardheblutë janë dëmtuar dhe tashmë vazhdojnë rikuperimin e tyre.

I fundit që i shtohet listës së dëmtimeve është Patrick. Braziliani sapo u rikthye në fushën e blertë, pas 8 muajsh mungesë për shkak dëmtimi. Tashmë lojtari ka pësuar sërish një dëmtim dhe rrezikon të mungojë gjatë.

Në ditët në vazhdim pritet që sulmuesi t’iu nënshtrohet vizitave mjekësorë për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit, por nga pamja e parë duket se lojtari ka probleme me ligamentin dhe mbase i duhet të bëjë sërish një ndërhyrje kirurgjikale dhe nëse diçka e tillë ndodh, atëherë lojtari mund të rikthehet nga fundi i shkurtit ose fillimi i marsit.

Julian Ahmataj dhe stafi i tij “kryqëzojnë gishtat” që për lojtarin most ë ketë një dëmtim serioz, pasi braziliani është një element kyç për kryeqytetasit. Kujtojmë se u rikthy në fushë në sfidën me Kukësin, ku bardheblutë triumfuan 3-2 dhe Patrick asistoi në dy raste duke ndihmuar kështu skuadrën e tij të siguronte fitoren.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga