Saturday, April 1, 2023
  • Login
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Të shohësh Angli-Francë në Ersekë

11.12
in KRYESORE, OPINION, Qatar 2022, VENDI
Reading Time: 3 mins read
0 0
A A
0
Të shohësh Angli-Francë në Ersekë

Erseke

Share on FacebookShare on Twitter

Nga Edi Lesi

Eshtë në Tiranë, një nga ato ditët mbërthyer në shpërgej që përton të dalë. Nga ato ditët që ngjajnë si të mbyllura, pa nisur.

Nervozizmi i gjysëm finaleve ende prezent, e mallkimet e tifozëve holandezë sikur vibrojnë në qoshe.

Dhe ja ku merr jetë ideja që të nisemi për Ersekë. Me shpresën të na shkojë rruga mbarë, që Angli-Francë, ta kapim në kohë e ta shijojmë me ndonjë tryezë të bollshme e kolonjare.

Një ikje diku, për ta lënë ndërgjegjen të kotet, e të zhytemi disa orë në kohë, vetëm me shqisa.

Përgjumur janë qytetet, qytezat e fshatrat. Përrenjasi, më i parehatuari, ngjan se nuk ka ndërmend të bëhet i gjallë këtë të shtunë, edhe pse ka kaluar mesdita.

Ndalesa e parë në Korçë, kur kemi lënë pas liqenin e Pogradecit që turfullon me gjithë ato re qe ka sipër. Jemi sigurisht në zonën e pazarit të vjetër. Në fundjavë, ka jetë. Zien.

Bruno, kamarieri 19 vjeçar që na sjell kafe e raki të mirë kumbulle të bërë në Kolanec, thotë se po pret bashkimin familjar me një pjesë të të afërmve që i ka në USA.

Asnjë prej shokëve të tij të maturës nuk është këtu. Më të shumtët, punëtorë sezonalë në Greqi ose Gjermani.

Ana në banak e di fort mirë se është simpatike, dhe e drejton ekspresin si të jetë harpa e saj.

Vjen si nga ndonjë film i Mastrojanit, ose liber i Moravisë.

Jemi dendur mirë me petka e kërnacka.

Nuk duhet të mbajë më shumë se 50 minuta Erseka.

Irnosur rrugët, shtëpitë, tabelat. Topa mjegullash që nuk i zë vendi, shkojnë e vijnë si në gjueti të paligjshme. Asgjë në rrugë që lëviz, pos Opelit tonë që ka nisur të bëjë naze me muzikën, prej se valët po pakësohen. Ca male pranë Gramozit që ka vënë borë, krijojnë hapësira që mbushen sakaq me një tjetër që buthton mes tyre.

Në Mollas, 4-5 pallate, që me siguri në kohën e komunizmit kanë qënë krenaria e kësaj komune. Vetëm një dritë e ndezur. Mos është Xhovani Drogo i Buzzatit, thua vetemevete, në Shkretëtirën e Tartarëve që pret më kot gjithë jetën të shfaqen taborret armike në fortesë.

Nuk ka shkuar keq rruga. Te taverna Zisi ku do qendrojmë, kapim dhe pjesën e dytë të Marok-Portugali. Mishi xërliset, aroma të vjen në hojze.

Orët rrokullisen, mezet dhe ushqimi janë një mrekulli, ka edhe raki manaferre.

Refaili që e ka hapur këtë biznes, ka qënë tërë jetën kamarier tek Turizmi i Ersekës.

Tani është në moshë. Ngulet para një ekrani, dhe i bën shoqëri djalit që e menaxhon.

Furia britaniko-franceze merr një tjetër ngjyrim me sazet e Kolonjës që kanë mbërritur në lokal.

Me motive ndjellëse, me ato tekste të buta plot bilbila, dashuri, tëlleza e manushaqe, ja beh Giroud me koke, dhe ‘le bleu’, kalojnë në gjysëm finale.

Ka në grupin tonë mbeshtetes të mërzitur të ‘tre luanëve’. Më i çarturi nga ta, pati shkendijën gjeniale që të dalim në qendër teksa ora po shkon 3 e mengjesit.

Një shesh i bukur, si ato qytezat e hijshme alpine në veriun e Italisë. 7 minuta ecje. Në një kthinë, diçka merr e jep. Po të mos ishte shi idhnak, dhe pak do zbardhë e njollat e bruzta të agimit do të mund të dalloheshin.

Nja 10 burra që janë me gjasë mendja kritike e kesaj ane, po pinë birra, luajnë letra e nuk ja ndalin këngës. Te Gjergji, i thonë këtij bari.

Na mirëpresin bujarisht. Plas aty debati, po në ajër, mirëpuktimi i pacënueshëm.

Shpirti i festës është Igli, mjeku që pret të marrë turnin. Eshte kjo vrimë e vogël, dispeçeria e madhe. Gjerbin kafen edhe policët, edhe ata që puna ua do të nisen sa më herët për Tiranë.

Na dedikojnë një kolonjare aty për aty. Doktori i prin, shokët mbajnë iso.

Kemi hyrë zyrtarisht në të Dielën që premton të jetë po aq dembele sa ajo, një ditë më parë. Makinat po shtohen dhe dritat e tyre krijojnë koridore të gjata.

Jo më shumë se 3 mijë banore, na thonë, se ka Erseka. Por rravgon, gjakon për të jetuar. E me një stil e krenari të lehtë, këta njerëz ta bëjnë një fundjavë sak të veçantë, edhe në qofsh tifoz anglez.

Tags: Boteroriersekeopinionqatar2022
Previous Post

VIDEO/ Nuk ndalet Myrto UZUNI, supergol në cepin e portës

Next Post

Kampionati i vajzave/ Vllaznia mund Tiranën, 28 gola në 5 ndeshjet e javës së 9-të, mbyllet faza e parë

Të Lidhura

HALLAÇI ka dyshime për formacionin, DURO kërkon rikthimin te fitorja
KRYESORE

HALLAÇI nuk ndryshon titullarët, TETOVA me mbrojtjen e “sakatuar” në KUKËS (FORMACIONET E MUNDSHME)

01.04
Sfidojnë Tiranën në kampionat, Arian BELLAI me “dhimbje koke”
KRYESORE

FORMACIONET E MUNDSHME/ MILOTI ul në stol “mistrecin” e Vllaznisë, SHENSOI “arnon” skuadrën

01.04
Partizani-Teuta premton spektalël, në fushë zbresin edhe Kukësi e Tirana (SFIDAT)
KRYESORE

Edi MARTINI ka një mungesë dhe një rikthim, COLELLA pa 4 titullarë (FORMACIONET E MUNDSHME)

01.04
Tifozët një sy nga Kategoria e Parë, luhet për mbijetesën dhe “Play-Off”-in (NDESHJET)
KATEGORIA I

Tifozët një sy nga Kategoria e Parë, luhet për mbijetesën dhe “Play-Off”-in (NDESHJET)

01.04
Dueli Partizani-Teuta, COLELLA dhe MARTINI “skicojnë” formacionet zyrtare
KRYESORE

Java e 27-të hap siparin, luhet në akset Kukës-Shkodër-Durrës. Mësoni SFIDAT e ditës së sotme

01.04
FOTO/ “Ethet” e titullit, Partizani vijon përgatitjet anti-Teuta, në fushë zbret dhe Olsi Rama
KRYESORE

FOTO/ “Ethet” e titullit, Partizani vijon përgatitjet anti-Teuta, në fushë zbret dhe Olsi Rama

31.03
FOTO/ Ndeshja vendimtare në Burrel, klubi i Besëlidhjes bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët
KATEGORIA I

FOTO/ Ndeshja vendimtare në Burrel, klubi i Besëlidhjes bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët

31.03
E MREKULLUESHME/ Kuqezinjtë e minifutbollit shkruajnë historinë, eleminojnë Spanjën dhe kualifikohen në gjysmëfinale të EUROCUP
KOMBETARJA

E MREKULLUESHME/ Kuqezinjtë e minifutbollit shkruajnë historinë, eleminojnë Spanjën dhe kualifikohen në gjysmëfinale të EUROCUP

31.03
Load More
Next Post
Kampionati i vajzave/ Vllaznia mund Tiranën, 28 gola në 5 ndeshjet e javës së 9-të, mbyllet faza e parë

Kampionati i vajzave/ Vllaznia mund Tiranën, 28 gola në 5 ndeshjet e javës së 9-të, mbyllet faza e parë











Të Fundit

U rendit i pari në provat zyrtare, Max Verstappen e nis në Pole-Position garën për Çmimin e Madh të Australisë

U rendit i pari në provat zyrtare, Max Verstappen e nis në Pole-Position garën për Çmimin e Madh të Australisë

01.04
Skuadrat ndezin motorët, futbolli europian premton spektakël (NDESHJET)

Në Angli Guardiola përballë Klopp dhe ASLLANI titullar në Itali, nis sot epoka e Thomas Tuchel ndaj ish-ekipit të tij (SFIDAT)

01.04
HALLAÇI ka dyshime për formacionin, DURO kërkon rikthimin te fitorja

HALLAÇI nuk ndryshon titullarët, TETOVA me mbrojtjen e “sakatuar” në KUKËS (FORMACIONET E MUNDSHME)

01.04
Sfidojnë Tiranën në kampionat, Arian BELLAI me “dhimbje koke”

FORMACIONET E MUNDSHME/ MILOTI ul në stol “mistrecin” e Vllaznisë, SHENSOI “arnon” skuadrën

01.04
Partizani-Teuta premton spektalël, në fushë zbresin edhe Kukësi e Tirana (SFIDAT)

Edi MARTINI ka një mungesë dhe një rikthim, COLELLA pa 4 titullarë (FORMACIONET E MUNDSHME)

01.04
Tifozët një sy nga Kategoria e Parë, luhet për mbijetesën dhe “Play-Off”-in (NDESHJET)

Tifozët një sy nga Kategoria e Parë, luhet për mbijetesën dhe “Play-Off”-in (NDESHJET)

01.04
Dueli Partizani-Teuta, COLELLA dhe MARTINI “skicojnë” formacionet zyrtare

Java e 27-të hap siparin, luhet në akset Kukës-Shkodër-Durrës. Mësoni SFIDAT e ditës së sotme

01.04
“Jemi nën presion”, Goretzka zbulon planin kundër Dortmundit: Bayern ia ka dalë gjithmonë në të tilla situata

“Jemi nën presion”, Goretzka zbulon planin kundër Dortmundit: Bayern ia ka dalë gjithmonë në të tilla situata

31.03

Më Shumë...

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA

Newsport.al

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Menu

  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In