Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Te Partizani pretendojnë titullin, por 0 fitore me kundërshtarët direkt

Shkruar nga NEWSPORT
Te Partizani pretendojnë titullin, por 0 fitore me kundërshtarët

Partizani barazoi sërish. Në Shkodër, të besuarit e Ilir Dajës nuk shkuan më shumë se rezultati 0-0, teksa problemet me golin janë ato që shqetësojnë javët e fundit. Rastet e pakëta dhe gjuajtjet drejt portës rezultojnë me pikatore, teksa Demat nuk ia kanë dalë të marrin pikët e plota në dy ndeshjet e fundit me rivalët.

Gjatë këtij sezoni, të kuqtë nuk nuk kanë mundur të fitojnë ndaj rivalëve direkt. Edhe pse janë ndeshur nga tre herë me Teutën, Vllazninë dhe Laçin, të kuqtë ose kanë barazuar ose janë mposhtur, duke rritur shqetësimin e stafit teknik dhe drejtuesve.

Pretendentë për titull pas zhbllokimit të merkatos, Partizani do duhet të bëjë një sforco në lojën offensive, teksa faza e katërt do vendosë shumëçka në garën për vendin e parë në Superligë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga