Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Të mësojmë nga humbja e Superkupës ndaj Teuës", Brdariç pas fitores në Laç: Nuk jam i kënaqur me gjithçka, Herald Marku i mërzitur që nuk është pjesë e skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT
"Të mësojmë nga humbja e Superkupës ndaj

Vllaznia e ka nisur sezonin të Superligës në mënyrën më të mirë të mundshme. Shkodranët mposhtën Laçin me rezultatin e thellë 3-5 dhe dolën me 3 pikë nga një fushë e vështirë si ajo e kurbinasve. I ftuar në emisionin "Rubrika Sportive", trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç u shpreh:

 

E keni pritur këtë nisje të sezonit? "Sigurisht e kemi pritur pasi për këtë gjë kemi punuar. Fitorja ndaj Laçit? Unë mendoj se e nisëm mirë këtë ndeshje dhe sigurisht jam i kënaqur, por nuk jam I kënaqur me gjithçka. Duhet të flasim nesër me skuadrën në stërvitjen e parë pasi ata I shijuan këto ditë me miqtë e tyre. Që nga nesër do të flasim për ndeshjen e radhës që kemi ndaj Teutës. Ne mbrojmë së bashku dhe sulmojmë së bashku. Për mua të gjithë lojtarët duhet të kenë përgjegjësi për të mbrojtur duke përfshirë edhe sulmuesit dhe nesër kam shumë ushtrime të mira për ta".

Humbja në Superkupë? "Humbja përballë Teutës, mendoj se duhet të mësojmë nga ajo ndeshje pasi rezultati nuk ishte real. Ishte ndryshe se si luajtën, por duhet të pranojmë se kur ne nuk shënojmë është kundërshtari që e bën. Tani jemi në një drejtim të mirë pas asaj ndeshje, e kemi nisur kampionatin me hapin e duhur dhe është e lehtë kur fiton".

Çfarë ka ndryshe Vllaznia këtë sezon? "Kam folur me Herald Markun që kaloi te Partizani dhe ai m'u duk pak I mërzitur që nuk është më pjesë e skuadrës tonë duke parë atmosferën që ka te Vllaznia. Ishte diçka e mrekullueshme mënyra se si luajtëm ndaj Laçit pasi skuadra ishte e uritur".

Lojtarët e larguar? "Jam I kënaqur që kemi këtë skuadër. Sigurisht, nuk është rezultati më i mirë, por ne kishim pikë njësoj sa Teuta dhe fituam Kupën e kjo ishte një sukses për Vllazninë. Jam I kënaqur që ndërtuam një skuadër të fortë për një vit.  Lojtarët që ishin me ne sezonin e kaluar dhanë shumë për ekipin dhe janë pjesë e këtij suksesi, por tani është një kohë tjetër dhe duhet të flasim për lojtarët që janë tani në skuadër".

"Ne jemi skuadër dhe Xhaferi është kreu. Ai vendos se si ndahen përgjegjësitë dhe ndonjëherë do të kuptojë si funksionon puna e trajnerit, por nëse rezultatet janë të mira, ai është I kënaqur.

Sfida ndaj Teutës? "Do të jetë ndeshje e vështirë ndaj Teutës sepse janë dy ekipe që vjet luftuan për titull. Teuta kishte shumë oshilacione sezonin e kaluar më pas vazhduan mirë. Tani ne është ndryshe pasi ne kemi një skuadër tjetër. Teuta dhe Partizani rival për titull? Do të ishte më mirë për ne që ndeshja Teuta-Partizani të dilte barazim. E pamë të gjithë bashkë këtë ndeshje dhe ishte mirë si e nisëm ne sezonin dhe jo ata".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga