Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ABSURDI/ Shpresat luajnë më datë 4, Kombëtarja më 5, ndërsa Superkupa më 6 shtator, problem mbeten të grumbulluarit me ekipet kuqezi

Shkruar nga NEWSPORT
ABSURDI/ Shpresat luajnë më datë 4, Kombëtarja më 5,

Starti i edicionit të ri futbollistik në Shqipëri do të jetë më 6 shtator me Superkupën e Shqipërisë mes Tiranës dhe Kukësit.

Por, absurdi qëndron në faktin se më datë 4 shtator luajnë Shpresat e Shqipërisë në transfertë kundër Islandës.

Më datë 5 shtator luan Kombëtarja e madhe. Afërsia e datave mes këtyre ndeshjeve krijon konfuzion, sepse mund të ndodhë që trajneri Panuçi të ketë në plane të thërrasë në Kombëtare ndonjë prej lojtarëve të Tiranës dhe Kukësit që luajnë më datë 6 shtator. Rasti konkret mund të jetë Albi Alla, i cili ishte pjesë e Kombëtares në ndeshjet e fundit.

Gjithashtu, edhe te Shpresat ka futbollistë të Tiranës që trajneri Bushi i ka ftuar si Albi Doka, por nuk mund të përjashtohet edhe Halili dhe Nuri apo edhe ndonjë tjetër.

 

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga