Tirana – Dinamo është dueli i fundit i javës së 23-të të Superiores. Përballje kjo që do të luhet në orën 13:30 në “Selman Stërmasi”.
Një derbi shumë i luftuar nga të dyja ekipet, të cilat do të kërkojnë vetëm fitoren. Një fitore e cila vlen më shumë se 3 pikë përballë rivalit të përjetshëm.
Prej ditësh skuadrat janë përgatitur për këtë duel, me Ardian Nuhiun dhe Ilir Dajën që kanë vendosur pikat mbi “i” sa i takon formacionit. Të dy timonierët kanë zgjedhur 11-shen e tyre titullare me të cilët do të synojnë triumfin.
FORMACIONET ZYRTARE:
Tirana: Tafas; Vera, Kortes, Lleshi, Halili, Ndong, Rafael, Mysloviç, Vogli, Falaje, Tabeku. Trajner: Ardian Nuhiu
Dinamo: Teqja; Loran, Teikseira, Dita, Neziri, Ismaili, Qefalija, Gudiabi, Guindo, Mustafa, Bregu. Trajner: Ilir Daja
