Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Lojtari i Ndeshjes” në derbin përballë Dinamons, flet 17-vjeçari Vogli: 3 pikët do na bënin shumë punë, por edhe 1 nuk është keq

Shkruar nga NEWSPORT
“Lojtari i Ndeshjes” në derbin përballë Dinamons,
Serxho Vogli

Tirana dhe Dinamo kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të “Abissnet Superiore”. Derbi i zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi 1-1. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", mesfushori 17-vjeçar i Tiranës, Serxho Vogli. 

“Më vjen keq që nuk e mbyllëm me fitore, 3 pikët do na bënim më shumë punë, por edhe 1 pikë nuk është keq. Për mua pozicioni s’ka rëndësi, do të luajë ku të thotë trajneri edhe mbrojtës edhe sulmues vetëm të luaj. Jemi shumë mirë, kemi bërë një mentalitet fituesi, jemi më grup seç ishim më parë. Ndihem mirë.

Kam pak mungesë për pjesëmarrjen deri në fund të aksionit, do të mundohem të përmirësohem. Kam detyrë të nis dy sulmuesat sa më shpejtë, këtë më ka thënë trajneri, duhet ta bëj më shpesh”, tha Vogli pas barazimit në derbi me Dinamon. 

Poll

Lexo gjithashtu