Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ “Show me dronë, spektakël dhe emocione”, Vllaznia zbulon SURPRIZËN për 107-vjetorin e klubit: Shënoni datën 15 shkurt!

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Show me dronë, spektakël dhe emocione”, Vllaznia
Foto e marre nga postimi i Vllaznise

Java që vjen është shumë e rëndësishme për Vllazninë. Saktësisht fundjava e ardhshme, pasi kuqeblutë festojnë ditën e themelimit në një ceremoni të organizuar nga klubi. 

Më 15 shkurt shkodranët do të festojnë 107-vjetorin e tyre të krijimit. Në këto kushte klubi ka përgatiru një surprizë për të gjithë sportdashësit shkodranë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kanë bërë të ditur se më 15 shkurt pak para duelit me Elbasanin do të ketë një spektakël në stadium. Spektakël me dronë dhe shumë emocione si në fushë edhe në tribuna do të ketë në “Loro Boriçi”.

Pikërisht për këtë klubi ka kërkuar që të gjithë tifozët të mbajë shënim këtë datë, e cila do të jetë e paharrueshme për ta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

Poll

Lexo gjithashtu