
Shqipëria luan sot një ndeshje vendimtare për fatet e saj në Nations League. Kuqezinjtë udhëtuan ditën e djeshme drejt Tel Aviv dhe sot në orën 20:45 do të përballen me Izraelin në stadiumin Bloomfield. Fitorja është detyrim pasi ekipi e di që nëse kthehen në shtëpi pa 3 pikëshin atëherë marrin fund shpresat për një vend të parë.
Në konferencat për shtyp të këtyre ditëve, lojtarët dhe trajneri janë njëzëri, “Ndaj Izraelit vetëm për 3 pikë”. Lojtarët e dinë detyrën e tyre dhe në fushën e lojës do të japin maksimumin për të marrë një fitore ndaj Izraelitëve.
Poll