
Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka kanë shkëlqyer në ndeshjen e sotme të Legias së Varshavës kundër Jagiellonia, e vlefshme për javën e 32-të të kampionatit polak. Dy ish lojtarët e Tiranës e nisën këtë sfidë nga minuta e parë duke dhënë kontributin e tyre në fitoren 5-1.
Besimi i trajnerit të Legias u shpërblye maksimalisht nga të dy lojtarët. Madje Ernest Muçi arriti të shënonte edhe një gol në minutën e 48-të, që ishte i dyti për ekipin e Legias. Celhaka qëndroi në fushë deri në fundin e ndeshjes, kurse për Muçin sfida përfundoi në minutën e 81-të duke i lënë vendin Kramerit.
Notat për dy lojtarët shqiptarë kanë qenë relativisht të mira. Ernest Muçi është vlerësuar me notën 8, ndërsa Celhaka me notën 7.1.