Besiktas ka fituar 2 me 0 ndaj Konyaspor, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Turqisë. Pas fitores së pastër, ekipi turk e sheh veten në gjysmëfinale përballë Ankaragucu.
Ernest Muçi ka spikatur dhe në këtë ndeshje me lëvizjet e tij. Pavarësisht se nuk ka shënuar gol, sulmuesi shqiptar dhuroi spektakël në fushë. Në rastin e minutës së 57’, Muçi i bëri të gjitha por pasimi i tij në zonë nuk u përkthye në gol nga Rashica. Goditja e tij përfundoi në goditje këndi. (VIDEO)
“Shihemi të dielën”, shkruan Ernest Muçi në rrjetet sociale duke ripostuar një foto të tijën nga Besiktas që e quan “Maestro”. Kujtojmë se të dielën Besiktas pret Galatasarayn kryesues. E gjithë vëmendja është zhvendosur tashmë te kjo ndeshje.
[caption id="attachment_725735" align="alignnone" width="100%" alt="Te Besiktas janë dashuruar me të, Ernest Muçi paralajmëron" style="display:block"] Postimi i Ernest Muçit[/caption]