
Tirana do të luajë ditën e shtunë në "Selman Stermasi" ndaj Kastriotit, ndeshje e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë Superiore. Bardheblutë vijnë pas shumë barazimesh radhazi në kampionat e përballë krutanëve kërkohet me çdo kusht kthesa. Trajneri Nevil Dede prej ditësh ka nisur përgatitjet dhe ka gati formacionin që pritet të hedhi në fushë.
Duke parë që një javë më pas është derbi ndaj Partizanit, te Tirana po mendojnë që të mos rrezikojnë shumë me disa prej titullarëve. Në stërvitjet e kryera, Dede ka provuar dy variante për 11-shen titullare e në një prej tyre titullar ishte dhe afrimi I fundit, Taulant Seferi.
Sulmuesi nuk luan prej kohësh dhe mund ta nisë këtë takim edhe nga stoli edhe pse duhet pritur edhe seanca e fundit për të kuptuar përfundimisht zgjedhjet e trajnerit Dede.
Varianti 1: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Halili, Toli, Batha, Ismailgeci, Torassa, Muçi, Sasraku.
Varianti 2: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Halili, Toli, Batha, Ismailgeci, Torassa, Muçi, Seferi.