Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Takimi Shqipëri-Islandë, Shqiponjat, FNSH dhe Policia Kriminale "blindojnë" stadiumin (Zbardhet plani i masave)

Shkruar nga NEWSPORT
Takimi Shqipëri-Islandë, Shqiponjat, FNSH dhe Policia Kriminale

Policia e Elbasanit ka zbardhur listën e masave për një mbarëvajtje sa më të mirë të takimit kualifikues të Euro 2020, mes Shqipërisë dhe Islandës. Në planin e masave bie në sy se Elbasani do të jetë i "blinduar", pasi për qetësinë në stadium do të angazhohen 215 efektivë.

Njoftimi i policisë:
Policia e Elbasanit plan masash për mbarëvajtjen e ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Islandës. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë publike, për mbarëvajtjen e ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Islandës, që do të zhvillohet më datë 10.09.2019, në orën 20:45, në stadiumin "Elbasan Arena".

"Për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje do të angazhohen 215 forca të Policisë së Rendit, Qarkullimit, Shqiponjat, FNSH-ja dhe Policia Kriminale.
Do ketë bllokim të aksit në drejtim të stadiumit duke filluar nga ora 18:00 e datës 10.09.2019, deri në përfundim të aktivitetit sportiv, si dhe do mbyllen lokalet rreth stadiumit. Të gjithë tifozët do të kontrollohen në hyrje të stadiumit nga forcat e Policisë dhe nuk do të lejohet futja e sendeve të forta, shisheve me tapë, çelësave, monedhave apo metaleve (të çfarëdo lloji).

"Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen me automjete në akset që të çojnë drejt stadiumit, çka do të sillte një ndihmesë në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Policia falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin."


Takimi mes Shqipërisë dhe Islandës luhet mbrëmjen e sotme duke nisur nga ora 20:45.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga