Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Takim "kokë më kokë" për disa orë, presidenti Halili vendos për Orges Shehin

Shkruar nga NEWSPORT
Takim "kokë më kokë" për disa orë, presidenti

Eleminimi nga Kupat e Europës, sigurisht ka një faturë të madhe financiare për Tiranën. Menjëherë pas humbjes 3-2 kundër Zrinjskit në Bosnje, presidenti Refik Halili ka pasur një takim me trajnerin Orges Shehi. Ka qenë ky i fundit që ka dashur të diskutojë me kreun e klubit bardheblu duke vënë në diskutim edhe të ardhmen e tij.

Pas disa orësh bisedime me njëri-tjetrin në ambientet e hotelit ku Tirana qëndroi e akomoduar, është vendosur që durrsaku të vijojë të mbajë "çelësat" e skuadrës. Edhe pse Shehi ka qenë skeptik, mësohet se presidenti Halili e ka bindur duke i besuar sërish skuadrën për vazhdimësinë.

Klima në klub s'është aspak pozitive pas eleminimit nga Europa. Barra e madhe financiare ka kushtëzuar edhe merkaton që tashmë drejutesit mund të ndërhyjnë me pikatore. E rëndësishme dhe fakt mbetet se në krye të skuadrës do të qëndrojë trajneri kampion, Orges Shehi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga