Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Takim “kokë më kokë” me Ogerta Manastirliun, përfaqësuesit e FSHF-së mbërrijnë te Ministria e Shëndetësisë

Shkruar nga NEWSPORT

Përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit të kryesuar nga sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku kanë mbërritur në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë ku do të kenë një takim me Ogerta Manastirliun. Kjo e fundit deklaroi ditën e djeshme se stërvitje do të rinisin në datën 18 maj.

E pikërisht në lidhje me aktivitetin futbollistik do të diskutohet kryesisht për protokollin sanitar për të gjetur gjuhën e përbashkët për rifillimin e futbollit. Prej orës 10:30 siç ishte planifikuar, grupi i punës së FSHF-së ku do të jenë edhe 3 mjekë janë paraqitur te Ministria e Shëndetësisë.

Tanimë pritet të shihet se çdo të vendoset, ndërsa në FSHF janë të gjithë optimistë për rinisjen e futbollit. Sektori i Garave ka vendosur datën 31 maj (jo zyrtare) si ditën që do të rinisë aktiviteti futbollistik në vendin tonë.

Foto e publikuar nga Procesi Sporti
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga