
Skënderbeu luajti të hënën kundër Korabit, ndeshje që u fitua me rezultat minimal 0-1. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja nuk ka bindur në lojë dhe kjo duket të ketë lënë shije të hidhur tek presidenti Takaj, i cili është larguar menjëherë nga stadiumi. Ditën e djeshme, bardhekuqtë e Korçës kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës ndaj Laçit.
Mësohet se tekniku kryeqytetas i ka tërhequr vëmendjen lojtarëve, ku i ka kërkuar më shumë presing në zonën kundërshtare, por gjithashtu ka kritikuar edhe prapavijën teksa i ka theksuar që nuk do të tolerohen më gabimet.
Poll