
Albano Aleksi foli pas ndeshjes Tirana-Egnatia për “Oversport”. Mesfushori i bardhebluve u shpreh i lumtur për fitoren 2-1 me rrogozhinasit. Ai ishte protagonist tek goli i parë kur bëri një ndërhyrje deçizive me kokë.
"Goli? Që të bësh gol duhet të besosh. Besova që mund ta kap topin para Fangaj. Kështu që e kapa dhe u shënua goli nga Abazaj.
Është fryma e grupit jemi të gjithë të bashkuar. Në 4 fazat e kemi rrahur Eghnatian. Është gjysma e punës që kemi bërë. Na pret ndeshja e Shkodrës. Luajmë gjithmonë për tre pikët.
Kam parë Messin që të markohet 1 kundër 1. Sot pashë që markohej dhe Aleksi 1 kundër 1? Është puna ime shpresoj që të bëj më të mirën.
Rendimenti është rritur? I kam dhënë fjalën që me arbitrat nuk do merrem më. Unë luftoj edhe që të dalin të rinjtë dhe të ecin përpara. Më kanë dhënë besim te Tirana. Kam biseduar dhe i kam thënë që do jap më të mirën. Vij që të dal kampion. Shpresoj që të jetë i dyti. Kemi rrugë të gjatë përpara. Do vazhdoj të punoj, të jem shembull për të rinjtë.
Eksperiencë jashtë? Pse jo shpresoj ta kem. Ishalla shpallemi kampion."