Myrto Uzuni do të jetë i gatshëm për të luajtur në ndeshjen që Kombëtarja jonë do të sfidojë Çekinë, në kuadër të kualifikueseve të Euro 2024.
Sipas “SuperSport” sulmuesi nga Berati i cili u largua nga fusha e lojës i dëmtuar në minutën e 38’ në ndeshjen Granada-Betis, duket se nuk ka asgjë serioze dhe do të jetë prezent dhe nën urdhërat e Sylvinhos.
Një lajm mjaft i mirë për Shqipërinë për shkak se ndaj Çekisë luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme, për shkak se varen fatet e kualifikimit të Kombëtares sonë në europian.