Kombëtarja do të luajë një nga sfiidat më të rëndësishme në këto kualifikuese të Euro 2024. Kuqezinjtë do të sfidojnë Çekinë në “Fortuna Arena” duke nisur që nga ora 20:45. Një duel që do të vendosë për “kokën” e grupit, pasi dy ekipet në renditje i ndan vetëm 1 pikë, me çekët që udhëheqin me 7 të tilla.
Sylvinho mbëmjen e djeshme ka dhënë edhe direktivat e fundit në Pragë, ndërsa ka skicuar edhe formacionin me të cilin do të zbresë në fushë për të tentuar 3 pikët. Braziliani do të luajë me skemën 4-3-3, ndërsa lojtarët që do hidhen në fushë janë të njëjtë si ndaj Ishujve Faroe.
Dilema më e madhe mbetet krahu i majtë i sulmit, ku ka një balotazh mes Taulant Seferit dhe Myrto Uzunit, por ish-i i Tiranës është më i avantazhuar për ta nisur nga minuta e parë. Gjithsesi mbetet të shihet deri pak para ndeshjes se çfarë do të vendosë timonieri i kuqezinjve.
Formacioni i mundshëm: