Kombëtarja shqiptare zhvilloi seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” teksa nesër paradite do të udhëtojë drejt Parmas, aty ku do të zhvillojë seancën e fundit në stadiumin “Ennio Tardini”. Nisin largimet për Sylvinhon teksa dy lojtarë të rëndësishëm pësojnë dëmtimet e para.
Myrto Uzuni është larguar nga grumbullimi i Kombëtares shqiptare. Sulmuesi kishte munguar edhe ditën e djeshme për shkak të mbingarkesës fizike që ka. Pas kontrollit të vazhdueshëm nga mjekët e Kombëtares, beratasi nuk ia del dhe humbet kështu dy miqësoret e marsit me Kilin dhe Suedinë.
Jo vetëm Myrto Uzuni, por edhe Etrit Berisha do të jetë mungesa tjetër e Sylvinhos në miqësoren me Kilin. Portieri ka një dëmtim muscular në gjoks dhe nuk do të rrezikohet ndaj amerikano-latinëve, megjithatë do të jetë i gatshëm për testin tjetër me Suedinë.