Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

SYLVINHO do të debutojë në “Air Albania”, braziliani bën gati 11-tëshen titullare

Shkruar nga NEWSPORT
SYLVINHO do të debutojë në “Air Albania”, braziliani

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme ndeshjen e dytë në grup të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Kuqezinjtë do te presin në orën 20:45 Moldavinë.  Në “Air Albania” do të jetë një ndeshje e veçantë, pasi trajneri Sylvinho do të bëjë debutimin e tyre në shtëpi.

Një sfidë ku do të kërkohen 3 pikët. Djemtë e Sylvinhos nuk kan ërrugë tjetër përpos fitores për të mbajtur gjallë shoresat për një kualifikim në Europian, teksa në të kundër do të niseshin të “shuheshin shpresat”.

Në ndeshjen e parë në “Air Albania”, trajneir brazilian ka bërë gati edhe 11-tëshen titullare me të cilën do të kërkojnë fitoren përpara syrit të mijëra tifozëve që do të mbushin shkallët e stadiumit.

Sylvinho pritet të luajë me skemën 4-1-4-1. Në portë ka një balotazh mes Berishës dhe Strakoshës, teksa 4-tëshja e mbrojtjes është fikse. Hysaj në të djathtë, Ismajli-Gjimshiti në qendër dhe Mitaj në të majtë. Përpara tyre do të vendoset si “digë” Ramadani.

4 futbollistët që do të mbështetin Sokol Cilalleshin në majën e sulmit do të jenë Asani në të djathtë te mesfushës, Bare-Bajrami në mes dhe Uzuni nga krahu i majtë.

Formacioni i mundshëm: Berisha (Strakosha), Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asani, Bare, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi. Trajner: Sylvinho.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga