
Erzeni do të luajë nesër në transfertë kundër Bylisit, ndeshje e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores. Kjo sfidë është programuar të zhvillohet në stadiumin "Adush Muça" në Ballsh.
Shijakasit i kanë dhënë fund përgatitjeve dhe janë gati për një sfidë të rëndësishme në kampionatin shqiptar. Të gjendur në vend të dytë, ata duket se do të jenë surpriza e këtij edicioni futbollistik në Superiore.
Përmes një njoftimi të bërë në faqen zyrtare të klubit të Erzenit, shkruhej: "Ndeshja e nesërme ndaj Bylisit. (e premte 15:00). Ekipi ynë ka kryer sot stërvitjen e fundit në “Tofik Jashari” për sfidën e javës nën urdhrat e trajnerëve dhe pergatitësit atletik.
Ftojmë të gjithë tifozët dhe dashamirësit të na mbështesin masivisht. Gjithashtu bëjmë me dije se do të ketë 1 autobus falas për tifozët që duan të suportojnë në stadium ekipin tonë (nisja ne oren 10:00)".