
Tirana do të luajë ditën e sotme sfidën e radhës në kampionat ndaj Skënderbeut. Një ndeshje e cila do të luhet në orën 17:00 në stadiumin e ri "Air Albania". Pas 7 fitore radhazi në kampionat, ekipi i drejtuar nga Egbo kërkon 3 pikët e radhës për t'i bërë "presion" Kukësit kryesues që luanë në transfertë e vështirë të Ballshit.
Fomacioni fitues nuk ndryshohet dhe trajneri Egbo është bindur që të hedh sërish në fushë të një njëjtin formacion si ndaj Vllaznisë në Shkodër. Në portë pritet të jetë si gjithmonë Ilion Lika, në mbrojtje, Doka, Muça, Vangjeli e Hoxhallari. Në mesfushë Batha dhe Çelhaka , ndërsa në sulm Cobinha, Torasa, Cale në mbështetje të Ngo.
Poll